Rooney: Është gjithmonë vështirë kundër italianëve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Rooney: Është gjithmonë vështirë kundër italianëve

Mesazh  -LiiRiiDonn prej Wed 17 Feb 2010, 19:33

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, thotë se Djajtë e Kuq kanë një sfidë të vështirë në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve, pasi për kundërshtar kanë Milanin.

Rooney është i vetëdijshëm se është vështirë të luhet kundër mbrojtësve italianë, sidomos kundër Alessandro Nestas.

“Ndjeshmëria e tij (Nestas) për pozicionim është e jashtëzakonshme. Është vështirë të luash kundër tij- ai e lexon shumë mirë rrjedhën e ndeshjes”, ka thënë anglezi për UEFA.com.

Përveç Milanit, sulmuesi në top-formë, në të kaluarën ka luajtur edhe kundër Interit dhe Romës, prandaj e di se është vështirë të luhet kundër skuadrave italiane, e sidomos kundër Milanit.

Milani dhe Unitedi zhvillojnë ndeshjen e parë të 1/8 së finales të martën mbrëma në San Siro.
avatar
-LiiRiiDonn
Admin
Admin

Numri i postimeve : 118
Join date : 01/02/2010
Age : 24
Location : Zheger

http://DannGeeR-ZonnE.Tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi