Virusët !...

Shko poshtë

Virusët !...

Mesazh  -LiiRiiDonn prej Mon 01 Feb 2010, 20:02

Virusi është një program i vogël i cili është në gjendje të shumëzohet e të shpërndahet nëpër funksionet e caktuara të kompjuterit dhe ta bëje atë që të mos funksionoj normalisht apo ta shkatërroj gjithë sistemin e eksploatimit.

Por dëmet mund të jene të ndryshme ka nga ata që sjellin pak dëme si psh ata qe sulmojnë miun apo tastierën disa të tjerë pengojnë disa programe të funksionojn normalisht por me të rrezikshmit sot janë në gjendje ta fshijnë tërë hard diskun.

Si lindi virusi i parë
Në fillim të viteve të 60 kërkuesit e laboratorit Bell krijojnë një lojë ku dy programe kanë për mision ta shkatrojn njëri tjetrin.Këta dy programe kishin aftësi që të vetë shumëzoheshin dhe këtu pra u venë bazat e virusit Termin virus i pari e përdor profesori amerikan Fred Cohen për të përshkruar programet që kanë mundësi të riprodhohen dhe të shpërndahen përmes rrjetit informatikë
Çfarë janë viruset?
Virus është skedë e përgjithshme për programe keqbërëse që janë të aftë të infektojnë kompjuterët dhe të shpërndahen vetvetiu. Viruset nuk lindin vetvetiu por programohen nga specialistët e kompjuterëve për të kryer funksione të ndryshme. Viruset kanë për qëllim dëmtimin e skedarëve, fshirjen e memories, përgjimin dhe spiunimin, vjedhjen e informacionit, ngadalësimin e rrjeteve kompjuterike, etj.
Virusi i parë informatik "Brain"
Dy pakistanez Basit dhe Amjad Alvi krijuan një program i cili sulmonte boot sektorin e disketës dhe të hard diskut. Qëllimi i tij nuk ishte që ti shkatërronte të dhënat por vetëm ,të afishoj një reklame të tyre ! Vetëm pas dy vjetësh lajmërohet antivirusi i parë për ta ç'aktivuar brain dhe për tu mbrojtur prej tij. Ndërsa sot nevojiten vetëm disa orë për ta gjetur antivirusin.

Me shfaqjen e virusit Melissa merr fundë epoka ku viruset shpërndaheshin vetëm në mënyrë manuela, përmes disketave. Ky virus shpërndahet përmes internetit i fshehur një dokument Word dhe prej kompjuterit të infektuar ai shpërndahej në 50 adresat e para në blokun e adresave të Outlokut. Ky virus infektoi me shume se 300.000 kompjuter.
avatar
-LiiRiiDonn
Admin
Admin

Numri i postimeve : 118
Join date : 01/02/2010
Age : 24
Location : Zheger

http://DannGeeR-ZonnE.Tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi