Jeta ne Univers !..

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Jeta ne Univers !..

Mesazh  -LiiRiiDonn prej Mon 01 Feb 2010, 21:09

Duke vezhguar qiellin, te vjen vetvetiu ne mendje pyetja: Po jashte nga planeti yne, ose dhe jashte nga Galaktika jone a ka forma te tjera jete? Njerezimi nuk mund te bente gje tjeter vec te shkonte ne kerkim te saj.

Historikisht një nga pionieret e kërkimeve te jetës jashtëtokësore ka qene astronomi Amerikan Frank Drake, qe ne fillimet e viteve 60 punonte pranë National Radio Astronomy Observatory te Green Bank, ne West Virginia.
Drake ju dedikua studimit te mundësisë qe ne yjet e afërt te kishte qytetërime jashtëtokësore me teknologji te tyre dhe qe te mund te rilevoheshin, nga kjo ide ai filloi projektin OZMA duke vëzhguar me radioteleskop yjet e afërt, puna e tij beri qe ne 1981, Akademia e Shkencave Amerikane te fillonte projektin SETI (Search for Extra-Terrestrial Intelligence), qe akoma vazhdon dhe sot duke u kthyer ne një disipline shkencore serioze.
Frank Drake i vuri vetes objektivin te hipotizonte ne ndonjë mënyrë numrin N te planetëve ne Galaktikën tone, ne te cilat mund te jete zhvilluar një qytetërim qe ka një teknologji te mjaftueshme për te komunikuar me qytetërime te tjera (si p.sh. ne). Si rezultat i këtij studimi doli ekuacioni i Drejkut, qe ka formën e mëposhtme:

N=R* • fp • n • fl • fi • fc • L


Ku:
R*- është numri i formimit te yjeve qe i ngjajnë diellit tone.
fp- është pjesa e këtyre yjeve qe kane përreth nje sistem planetare.
n- është numri i planetëve te këtyre sistemeve qe i ngjajnë tokës.
fl- është pjesa e këtyre planeteve ne te cilat jeta eshte zhvilluar.
fi- eshte pjesa e ketyre planeteve ne te cilat jeta eshte zhvilluar ne nje forme inteligjente.
fc- eshte pjesa e ketyre planeteve te cilet jane te zote te komunikojne (psh. permes emetimit te valeve radio), dhe ne fund:
L- eshte koha e mbijeteses se nje qyteterimi teknologjik.(kjo ndryshore do te shpjegohet ne nje artikull tjeter).
- Tani; numrat qe mund te futen ne kete formule jane natyrisht te ndryshem, sepse akoma varen ne menyre te madhe nga kritere subjektive. ( Dhe eshte e natyrshme qe ju te nderuar lexues do e shikoni me skepticizem kete formule por...mendoni dhjetëra miliarda yje qe na rrethojne dhe keto ndodhen vetem ne Galaktiken tone.....po ato ne Galaktikat e tjera....le te vazhdojme ne shpjegimin e metejshem).
Ekuacioni i Drejkut niset ne fakt, nga numri i yjeve qe ekzistojnë ne Galaktiken tone, por fut terma, qe dhe se ne menyre aproksimative jane te llogaritshem por ato vendosen midis teorise probabilistike, shkences dhe fantashkences, keshtu qe rezultati i gjetur nuk mund te jete krejtesisht i besueshem..Por, megjithate, per ata qe u pelqejne te luajne me numrat mund te verejne qe dhe ne nje llogaritje pesimiste te ketyre parametrave nxjerr qe: vetem ne Galaktiken tone mund te jene te pakten disa dhjetra mijra teknologji qe mund te komunikojne me planete te tjere.

Burimi: Enciklopedi shkencore per Universin
avatar
-LiiRiiDonn
Admin
Admin

Numri i postimeve : 118
Join date : 01/02/2010
Age : 24
Location : Zheger

http://DannGeeR-ZonnE.Tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi